Kush është Njazi Jaho që ankimon ligjin e lustracionit në Gjykatën Kushtetuese
- Përdorja e kufomave të zeza të Sigurimit dhe të gjykatave komuniste
- “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” apo komitetit moskovit i dhunimit të të drejtave të njeriut
Është e trishtueshme që megjithëse kemi gati 20 vjet që Shqipëria ka hyrë në një sistem të ri shumëpartiak dhe të së drejtës, të marrë këshilla dhe “urata” në fushën e konstitucionit nga njerëzit e shkollës sovjetike, të cilët historikisht e kanë pasur politikën germën e parë të formimit të tyre. Njëri prej tyre një rast tipik i abuzimit, është i quajturi Njazi Jaho, një njeri i shkollës sovjetike që pyetet për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me ligjet pavarësisht se i takon një punishte politike dhe pjese të rëndësishme të makinës së diktaturës, një njeri që ka marrë kot së koti reklamën e “të persekutuarit” apo ekspertit ligjor, në vend që të përgjigjej për pretencat e tij që kanë çuar në burg sa e sa antikomunistë. Një prej tyre që ai ka dënuar është edhe babai i poetit Vilson Blloshmi.
Në pleqëri të thellë, në vend që të kishte turp nga aktiviteti i viteve të rinisë, nga denoncimet pas konferencës së 1956-s, nga pretencat e liga që ka bërë, Njazi Jaho ka paturpësinë e bën moralin në emër të “konstitucionalistit”.
Për njerëzit e thjeshtë për të cilët përbën një njeri të panjohur Njazi Jaho, po u themi se ky moskovit nuk është ai që ka bërë trimin në konferencën e Tiranës së vitit 1956, sepse gati ka qarë në fund të saj. Sesi u keqpërdor ai e dinë shokët e Sigurimit. Se si e vazhdoi ai karrierën e dinë të persekutuari politikë të cilët para se të shihnin Burrelin, Spaçin, Qaf – Barin, etj, shihnin fytyrën e Njazi Jahos dhe dëgjonin pretencat e tij të pamëshirshme të mbushura me citate partie e shënime nga ato të Enver Hoxhës.
Sigurisht që për kuriozitetin e publikun njerëzit e parë që kundërshtuan ligjin e pastërtisë së figurave të zyrtarëve të lartë, nuk ishin të rastësishëm. Së pari ishte Partia Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës. Së dyti ishin “helsinkasit” e një të quajturi komitet dhe së treti ishin prokurorët e proceseve politike të cilët nuk mund të pranojnë heqjen e privilegjeve edhe në kohën e sotme. Tek “helsinkasit” e komitetit, ne e quajmë me vend të bëjmë një korrigjim, në fakt ky komitet duhet quajtur komiteti shqiptar i Moskës se vetëm me Helsinkin dhe frymën e tij nuk ka pasur lidhje. Çfarë të drejtash do mbrojë pensionisti Nj. Jaho, të sigurimsave, të informatorëve, prokurorëve, hetuesve, apo të kujt?
Është dëshpëruese që një komitetit që mëton se mbron të drejtat e njeriut, nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur ata që u dënuan nga regjimi komunist, por pret rastin më të parë për të bërë mbrojtjen e aranitëve, zylyftarëve e tani të jahove.
Por ajo që do të donim ta pyesnim këtë shok që e ka për luks t’i thash zotëri, është pyetja: Ç’lidhje ke pasur me Sigurimin e Shtetit pas vitit 1956 dhe sa ndikuan këto lidhje në qenien tënde ndihmësprokuror i gjyqeve politike.
Për kujtesë, ne po i kujtojmë sot emrat e personave që kanë rënë pre e pretencave të pamëshirshme të punëtorit politik Njazi Jaho.
Gjithashtu gazeta fton të lënduarit prej Jahos të bëjnë denoncimet e tyre, kundër këtij abuzuesi të madh me të drejtat e liritë e njeriut, për të dhënë thelbin e vërtetë të këtij individi armik të përjetshëm të lirisë e demokracisë.
Njazi Jaho prokuror ose gjysmë i tillë në këto procese politike:
Islam Bajram Biçaku
Karafil Bexhet Kolaci
Jonuz Nuredin Kopaçi
Bajo Osman Hysa
Kadri Shahin Bali
Sabri Dalip Tabaku
Shaban Adil Hoxha
Nexhip Dervish Mekshi
Çekrez Maksut Hasa
Qazim Kamber Musta
Xhelal Tefik Rexha
Adem Dalip Bali
Hajdar Miraka
Jakup Yzeir Lamçe
Haxhi Islam Tafa
Syti Arif Zaimi
Muhazez Hajdar Biçaku
Sami Sulejman Blloshmi
Jorgo Sotir Patazi
Hajdar Avdi Merko
Murat Jaho Marta
Alqiviadhi Mantho Kuculi
George Todo Nikolla
Xhemal Tafsi Sina
Osman Myrteza Doraci
Hasan Shaban Sako
Muhamet Izet Sala
Minella Thimi Cami
Mina Mihal Qosja
Zek Tahir Shala
Hekur Bido Shuli
Behar Sabri Kodra
Sif Vasil Boçi
Hasan Hajredin Sadiku