Presidenti Topi vizitoi sot Pavionin “Jetë dhe traditë rome” në Muzeun Historik Kombëtar.

6 mars 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjitshëm dhe Drejtori i Kabinetit, vizitoi sot në mesditë, në Muzeun Historik Kombëtar, Pavionin “Jetë dhe traditë rome”.
Në këtë vizitë, Presidenti Topi u prit nga Kryetari i Shoqatës “ Roma Active Albania”, zoti Adriatik Hasantari dhe Zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, zoti Kastriot Sulka dhe përfaqësues të tjerë të bashkësisë rome. Në prani të tyre dhe të përfaqësuesve të shumtë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Kreu i Shtetit pa me interes veshjet tradicionale të bashkësisë rome, të paraqitura në Pavionin kushtuar kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare, të cilat dëshmojnë qartë karakteristikën e veçantë të traditës e mënyrës së tyre të të jetuarit dhe ruajtjes e pasurimit të kulturës së vet.
Presidenti Topi iu drejtua të pranishmeve në këtë ceremoni përuruese të çeljes së Pavionit mbi kulturën rome:
“I nderuar zoti zëvendësministër,
Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të komunitetit rom,
Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem këtu sot në këtë eveniment të rëndësishëm, në hapjen e Pavionit të kulturës rome në Muzeun tonë Kombëtar duke bërë të mundur evidentimin e vlerave të kulturës rome, të këtij komuniteti, i cili patjetër është futur në traditën e kulturës shqiptare, jo thjesht si një komunitet linguistik, por si një komunitet që ka bashkëshoqëruar historinë e shekullit të fundit të shqiptarëve.
Shqipëria sot është një vend modern, një vend që ka filluar integrimin pas viteve ’90-të, ku në Shqipëri u vendos sistemi demokratik dhe ka qenë një arritje shumë e madhe që Shqipëria në vitin 1995 u bë anëtare e Këshillit të Evropës, duke marrë mbi vete jo thjesht privilegjin për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës, por duke marrë mbi vete edhe detyrimet për minoritetet. Në vitin 1996 Parlamenti shqiptar ratifikoi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në vitin 1999 miratoi Konventën kuadër për të Drejtat e Minoritetit. Pra do të thotë që jo thjesht si traditë e popullit shqiptar, ku padyshim që të gjithë jeni dakord, se ka mbizotëruar toleranca, jo thjesht midis feve të ndryshme, por edhe midis mazhorancës së popullit shqiptar dhe minoriteteve, por nga ana tjetër Shqipëria ka marrë mbi vete detyrimet institucionale e politike për të promovuar pikërisht integrimin e minoriteteve dhe të komunitetit rom në kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.
Unë dëshiroj që të vlerësoj këtë iniciativë, sepse duke u bërë pjesë e Muzeut Kombëtar edhe Pavioni me kulturën rome, do të thotë që një pjesë integrale e interesave të këtij kombi, pjesë integrale e historisë së këtij kombi dhe padiskutim që, e gjithë politika e shtetit shqiptar, politikat qeveritare, politikat që vijnë nga një konsensus i gjerë midis partive në parlament janë të interesuara që komuniteti rom jo vetëm të shpalosë vlerat e traditës së vet, që natyrisht është një traditë e pasur, por të jetë pjesë integrale e të gjithë përfaqësimit në të gjitha nivelet. Këtë e kemi thënë vazhdimisht kur jemi marrë me politikë aktive në fushatë elektorale. Të gjithë e thonë që ju duhet të jeni pjesë e këtij integrimi, sepse është shumë i rëndësishëm. Sot e them si President i Republikës jo thjesht me inkurajimin që ju të jeni më të edukuar në arsim, të jeni më të formuar, por të jeni edhe pjesëmarrës në të gjithë jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë.
Sot ndërtimi i këtij Pavioni është vetëm një nga elementët e këtij promovimi që unë sapo ju shpreha. Unë uroj që ju të ruani identitetin! Uroj që ju të ndërtoni urat e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit me të gjithë mazhorancën e popullit shqiptar! Të jeni pjesë e kësaj kulture! Ta rinovoni kulturën tuaj! Të ndërroni jo thjesht kostumet, por të ndërroni historinë tuaj brenda këtij identiteti! Jam i bindur që politika e shtetit shqiptar, politika e institucioneve të Shqipërisë do të jetë shumë e kujdesshme për t’ju promovuar, për t’ju mbështetur, qoftë në nivelin ekonomik, sepse keni nevojë që të dilni nga ajo gjendje ekonomike që keni, por nga ana tjetër t’ju promovjë në ato linja tradicionale ku ju jeni përmendur: në artizanat, në vlerat e kulturës, në folklor, muzikën tuaj të bukur, por edhe në vlerat qytetare që keni shprehur pavarësisht se keni qenë gjithmonë në gjendje social-ekonomike për t’u vlerësuar, për t’u vlerësuar që të mos jeni më në atë gjendje. Unë jo rastësisht sot vlerësoj edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të trupit diplomatik, të cilët janë shumë të ndjeshëm në ruajtjen e vlerave të identitetit të minoriteteve, ku bën pjesë natyrisht edhe komuniteti rom.
Unë ju falenderoj për të gjithë mirëkuptimin, për të gjithë bashkëpunimin që kemi patur vazhdimisht dhe ju siguroj që tek Institucioni i Presidentit do të keni patjetër një mbështetje të drejpërdrejtë për promovimin e vlerave tuaja, për rritjen e këtyre vlerave duke qenë vazhdimisht të vlerësuar dhe për t’u rritur gjithmonë në ato sfida që ka Shqipëria”!
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Romëve, pasi falënderuan Presidentin Topi për vëmendjen që Institucioni i Presidentit të Republikës i kushton shtresës së tyre si dhe për mundësimin e çeljes së këtij Pavioni të veçantë në Muzeun Historik Kombëtar. Ceremonia e inaugurimit të Pavionit “Jetë dhe traditë rome” u zhvillua nën kujdesin e Presidentit të Republikës.