Presidenti Topi viziton Provincën e Kozencës ku pritet nga autoritetet më të larta vendore.

17 tetor 2008
Kozenca,
Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar vizituan sot paradite Kozencën ku u pritën nga autoritetet më të larta vendore të kësaj Province jugore të Italisë, në të cilën jetojnë rreth pesëdhjetë mijë arbëreshë.
Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi zhvilluan një vizitë në qytetin e Kozencës dhe një takim të ngrohtë e të përzemërt, iu rezervua nga Kryetari i Bashkisë, Salvatore Perugini e nga Presidenti i Provincës, Mario Oliverio. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përveç delegacionit zyrtar shqiptar, edhe autoritete vendore kozentine, përfaqësues të Universitetit të Kozencës si dhe mjaft figura të shquara të bashkësisë arbëreshe si ish-parlamentari italian, Mario Bruneti, i cili tashmë është Konsulli i Nderit i Shqipërisë, i Nderuar i Gualiardi, etj.
Në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse, Kreu i shtetit, pasi falenderoi përzemërsisht për pritjen e ngrohjen e vëllazërore, u shpreh edhe në emër të delegacionit dhe mbarë popullit shqiptar se marrëdhëniet me Italinë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat, si marrëdhëniet dhe shkëmbimet e vizitave në nivelet më të larta politike, ashtu edhe ato ekonomike, tregtare dhe kulturore. Duke folur për pritshmëritë e kësaj vizite në Kozenca, Presidenti Topi theksoi se priste që këto marrëdhënie të intensifikohen edhe më tej, sidomos me Kalabrinë, duke patur parasysh afërsinë e madhe gjeografike, lidhjet e hershme historike e kulturore dhe rolin e veçantë e jashtëzakonisht të rëndësishëm të luajtur nga bashkësia e vjetër arbëreshe në këto treva, e cila ka shërbyer mes shekujve si një urë e fuqishme lidhëse dhe bashkëpunimi ndërmjet dy popujve duke ruajtuar njëkohësisht edhe gjuhën, zakonet dhe traditat më të mira të kombit tonë.
Ndërsa nga ana e tij, Presidenti i Provincës së Kozencës, z. oliverio, pasi i uroi Kreut të shtetit, Zonjës Topi dhe gjithë delegacionit shqiptar mirëseardhjen, nënvizoi faktin se rreth 13% e popullsisë kozentine është e përbërë nga bashkësia arbëreshe. Z. Riverio theksoi se meqë ky rajon gjendet në udhëkryqin e marrëdhënieve tradicionale, historike, shoqërore, tregtaro-ekonomike dhe kulturore të pellgut të Mesdheut, vuri në dukje rëndësinë e madhe të këtyre pasardhësve krenarë të Skënderbeut, të cilët duke ruajtuar gjuhën, zakonet dhe identitetin e tyre kombëtar kanë shërbyer si një burim i vyer e i pashterur zhvillimi e intensifikimi i këtyre marrëdhineve dhe komunikimit me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Në fund të këtij takimi u shfaq një emision i shkurtër lajmesh në gjuhën shqipe, të cilin bashkësia arbëreshe e kishte përgatitur posaçërisht me rastin e vizitës së Presidentit Topi për t’i uruar mirëseardhjen.