E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi viziton ambjentet e RTV Ora News

Përgjatë një viti të sukseshëm dhe me prezencën e figurave të njohura nga politika dhe fusha të tjera të rëndësishme, TONIGHT i Ilva Tares sonte ka të ftuar presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi. Përpara intervistës, një ndër të fundit si President i Republikës, Topi po viziton të gjitha studiot e RTV Ora News. I shoqëruar nga Presidenti i Ora Neës Ylli Ndroqi , presidenti po viziton të gjitha ambjentet për tu njohur me eventet, dhe të gjithë grilën e 24 orë transmetim. Parakalimi ka filluar me zyrat e administratës dhe po vazhdon me studiot e emisioneve duke shkëmbyer dhe batuda të ndryshme me drejtuesit përkatës.

Në ndalimin e tij në Ora Live Presidenti Topi ka dhenë dhe një vlerësim për Ora News duke u shprehur: “ Keni një vlerë të jashtzakonshme në transmetimin e lajmeve në kohë reale. Ju falenderoj për këtë mision, jeni shumë i rëndësishëm në botën e informacionit”.

Në orën 21:00 Presidenti Topi, në një rrëfim prej 2 orësh, do t`ju japë përgjigje një gamë të gjerë pyetjesh rreth të ardhmes së tij si politikan, të nxitura pas deklaratës së djeshme të tij, ku hedh poshtë një rikandidim të tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.


Vijon……………..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›