Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Sarandës

24 gusht 2011
Sarandë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Sarandës. Mirëseardhjen në këtë qytet Presidentit Topi ia uroi Kryetari i Bashkisë, Stefan Çipa, i cili e priti Kryetarin e Shtetit bashkë me përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor dhe personalitete të tjera të këtij qyteti.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Presidenti Topi vlerësoi bashkëjetesën qytetare, traditën e mikpritjes, vlerat kulturore e historike, të cilat konstatohen lehtësisht nga çdo vizitor i qytetit të Sarandës. Presidenti u uroi suksese të zgjedhurve të qeverisjes vendore në administrimin dhe mbarëvajtjen e punëve për të bërë hapa përpara në zhvillimin e qytetit të Sarandës, një vend tepër i dashur dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për dashamirësit e turizmit bregdetar e historik. Presidenti Topi u shpreh i bindur se Saranda do të vazhdojë të jetë një model i zhvillimit harmonik mes resurseve të rralla e të pafundme natyrore-bregdetare e historike dhe perspektivës ekonomike, bujqësore, të frutikulturës, etj., çfarë duhet të vijojnë të jenë pjesë thelbësore në projektet konkrete të së ardhmes.
Në vijim të qëndrimit të tij në këtë qytet, Presidenti Topi vizitoi dhe vlerësoi artin e paraqitur në punimet e piktorëve sarandjotë të shpalosura në ekspozitën “Mbresa nga Saranda”, që vijon të jetë e hapur në Muzeun Etnografik të qytetit të Sarandës.
Gjithashtu, Presidenti vizitoi dhe Qendrën e Procesimit të Midhjeve. Pasi u njoh me disa nga proceset kryesore dhe bashkëkohore të përdorura në këtë Qendër për pastrimin, përpunimin dhe ambalazhimin e midhjes, Presidenti Topi ndau me stafin drejtues të saj përshtypjet më të mira për iniciativën, përkushtimin, seriozitetin dhe vëmendjen me të cilën trajtohet kjo ndërmarrje, e cila tashmë ka krijuar një traditë dhe një emër të vlerësueshëm tek konsumatori.