Presidenti Topi takohet me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga

24 gusht 2011
Vlorë
Gjatë vizitës së tij dyditore në Jug të vendit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po kalon disa ditë pushimesh në qytetin bregdetar të Vlorës.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes Jahjaga dhe bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi si dhe pushime sa më të mbara në Shqipëri, Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes dy vendeve tona. Duke vënë në dukje rolin në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin ballkanik që Republika e Kosovës, menjëherë pas mëmvetësimit të saj, Presidenti Topi theksoi se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë. Në këtë prizëm, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi vlerësoi arritjet përsa i përket ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin, funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së shtetit më të ri multi-etnik dhe demokratik të Kosovës, ku të drejtat e çdo qytetari respektohen sipas standardeve më perëndimore, po gjithanshëm i Kosovës, në forume rajonale e ndërkombëtare.
Nga ana e saj, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë takim me Presidentin Topi, vuri në dukje faktin se Kosova gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal. Gjatë këtij takimi të përzemërt, të dy homologët e vendeve fqinje diskutuan edhe mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të gjithë fushat mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.