E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Widodo: Xi Jinping dhe Vladimir Putin do marrin pjesë në samitin e G20, i ftuar dhe Zelensky

Udhëheqësit kinezë dhe rusë Xi Jinping dhe Vladimir Putin do të marrin pjesë në samitin e G20 në Bali në nëntor. Lajmi është bërë me dije nga presidenti indonezian, Joko Widodo. “Xi Jinping do të vijë. Presidenti Putin më ka thënë gjithashtu se do të vijë”, tha ai.

Indonezia kryeson grupin e 20 ekonomive kryesore dhe është përballur me presion nga vendet perëndimore për të tërhequr ftesën për Putinin lidhur me pushtimin e në Ukrainë, të cilin qeveria e tij e quan një “operacion ushtarak special”.

Sipas The Guardian, Joko ka kërkuar të pozicionohet si ndërmjetës midis vendeve ndërluftuese dhe ka udhëtuar për të takuar presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë. Këtë javë, Joko tha se të dy vendet e kanë pranuar Indonezinë si një “urë paqeje”.

Udhëheqësit e vendeve të mëdha, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, do të takohen në ishullin turistik të Indonezisë, Bali në nëntor. Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›