E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Xhorxh H. W. Bush merr Medaljen e Lirise

Ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush sot u kthye ne Shtepine e Bardhe per te marre Medaljen prestigjioze te Lirise nderi me i larte civil qe jepe ne Shtetet e Bashkuara. Zoti Bush presidenti i 41-te i Shteteve te Bashkuara eshte njeri prej 15 personaliteteve te shquara qe ju dha medalja nga Presidenti Barak Obama.

Mes personave te tjere qe moren sot medaljen jane Kancelarja gjermane Angela Merkel kongresmeni John Lewis figure e rendesishme e levizjes se te drejtave civile te viteve 60 Xhin Kenedi Smith motra e ish-presidentit Xhon Kenedi ish ambasadore e SHBA ne Irlande dhe aktiviste e njohur per zhvillimin e artit dhe per personat me kufizime fizike po ashtu medalja ju dha pas vdekjes aktivistit humanitar Tom Little mjek okulist te cilin e vrane talebanet ne Afganistan gushtin e kaluar ndersa punonte per nje organizate humanitare.

Medaljen e moren sot dy personalitete legjendare te sportit amerikan lojtari i bjesbollit Stan Musial dhe basketbollisti i famshem Bill Rasell i cili e ka udhehequr skuadren Boston Celtics ne fitoren e titullit Kampion per 11 here .

Medalja e Lirise u krijua nga Presidenti Harry Truman ne vitin 1945 per te nderuar ushtaraket e shquar qe moren pjese ne Luften e Dyte Boterore. Presidenti Kenedi e zgjeroi gamen e medaljes ne vitin 1963 duke ua dhene edhe njerezve qe kane shenuar arritje ne fushen e arritjes se paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›