Ukrainaset protestojnë me mbathje kundër Berluskonit

Aktivistet e të drejtave të femrave “Femen” janë rikthyer sërish në shesh për të protestuar në Kiev, por këtë radhë jo ndaj politikës ukrainase, por ndaj kryeministrit italian. Protesta është bërë për t`u solidarizuar me femrat italiane.
“Italia nuk është bordello”, ishte një nga parrullat e tyre gjatë protestës që drejtohej ndaj kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili është i përfshirë në disa skandale seksuale. Aktivistet ukrainase të “Femen” janë të njohura për protestat e tyre origjinale, shpesh herë edhe nudo.