E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi në gjyq

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 17:30

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, do të dalë në gjyq për akuzat se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë adoleshente dhe për shpërdorim të pushtetit.
Një gjykatës në Milano e ka dorëzuar sot aktpadinë.

Prokurorët akuzojnë Berlusconin se ka paguar për shërbime seksuale me një 17-vjeçare dhe më pas është përpjekur ta fshehë atë.

Kryeministri 74-vjeçar i ka mohuar akuzat, duke fajësuar prokurorët se po përpiqen ta largojnë nga pushteti.

Gjykimi është caktuar të nisë më 6 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›