Presidenti, Zaganjori tëriqet nga gara
Tiranë- Kandidati për president i propozuar nga mazhoranca i ka dhënë fund garës, duke u tërhequr.
Në një itervistë të dhënë për Top Channel ai ka deklaruar se në seancën e së hënës mazhoranca nuk do të paraqitet me të në parlament.
Kandidati i përzgjedhur nga mazhoranca për President të Republikes Xhezair Zaganjori ka deklaruar në një intervistë per Top Channel se ai nuk eshte më kandidat për raundin e katërt.
“Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj më të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë, do të paragjykohet cdo vendimmarrje, në një kohë që Shqipëria është përballë sfidave të jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej”, tha Zaganjori.