Tjetër shpërthim në Itali, plagoset rëndë shqiptari
Itali- Një tjetër shpërthim për shkak të gazit ka ndodhur në itali dhe është plagosur një shtetas shqiptar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Liguarias në qytezën e Roçhetta. Ndërsa i plagosuri është shqiptari Skënder Melja, 53- vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi është djegur në 90% të trupit.
Nga hetimet e para është konstatuar se shpërthimi ka ardhur nga një rrjedhje gazi, por nuk dihet ende nëse është bërë në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.Shqiptari jetonte në një banesë dy katëshe, dhe në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë banor tjetër, ndërsa ndërtesa është shkatërruar tërësisht.
Jo më larg se dje një shpërthim i ngjashëm ndodhi në qytetin e te Conversanons, ku humbi njetën një çift së bashku me vajzën e tyre 18 muajshe.