Dhunohet në sy të policisë, gazetari Biçaku
Tiranë- Gazetari i gazetës Shekulli është dhunuar pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga truproja i pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, Carli Bouri.
Burimet policore bëjnë me dije se shkak ka qenë fotografimi që i ka bërë gazetari Dashamir Biçaku, pronarit të fabrikës, në momentin që ky po dilte nga policia pasi ishte marrë në pyetje për vrasjen e zv. Drejtorit të fabrikës së tij, Anwar Rizik.
Goditjet ndaj tij i kanë shkaktuar dëmtime fizike, ndërsa është kryer dhe kallzimi në polici.