Presidenti bie nga kali, askush se sheh (VIDEO)
Nëse presidenti bie nga kali askush nuk e sheh atë. A u rrëzua vërtet? Incidenti i papëlqyeshëm i ka ndodhur presidentit të Turkmenistanit, Kurbanguly Berdymukhamedov.
Ai u rrëzua pak metra pasi fitoi garën e cila po filmohej nga mediat vendase. Por këto të fundit, në paraqitjen e lajmit e kanë censuruar atë duke folur vetëm për fitoren e shkëlqyer të garës nga ana e presidentit.
Por atë që se bën mediat e bën interneti. Video ku shfaqet presidenti duke u rrëzuar nga kali po qarkullon në internet. Në të shihet qartë pengimi i kalit dhe rrëzimi turpërues i presidentit. Menjëherë në pistë vërsulen dhjetra agjentë të sigurisë që mundohen ta mbulojnë atë nga sytë e spektatorëve deri në momentin e mbërritjes së një ambulance,transmeton “Top Channel”. P.K