E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Më 23 qershor do fitojmë si në 92, sepse Berisha është njeriu i mbajtjes së fjalës

joziKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur gjatë paradites së sotme një takim me të rinjtë e PD-së në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së saj, Topalli ka thënë se PD më 23 qershor do arrijë një fitore spektakolare, njësoj si ajo e vitit 1992.

Çdo ambicie e juaja është objektivi ynë. Mos e humbni kurrë ëndrrën. 3088 anëtarë të rinj të PD-së është një ëndërr, është e pabesueshme. Ju bëni ëndrrën realitet, ju bëni të mundur që në Shkodër në 23 qershor nuk do marrim 7 mandate, por 8 mandate, në mënyrë që në mandatin e ardhshëm të PD-së ne të marrim një rezultat spektakolar. Në 23 qershor ne do marrim një rezultat si në 92, sepse të rinjtë guxuan ta shpëtojnë Shqipërinë nga gremina e diktaturës. Ju jeni brezi i shpresës, i optimizmit. Ju e dini se Berisha është njeriu që mban fjalën. Ju e dini që Berisha beson më shumë se çdokush tjetër tek ju të rinj e të reja, ka thënë Topalli.

Sipas saj, fitorja e PD-së në 2005 dhe 2009 ka ardhur pikërisht falë të rinjve. Dhe, po nga të rinjtë, sipas topallit, do të vijë edhe fitorja më 23 qershor. Kjo, pas PD ka bërë të mundur liberalizimin e shkollave, rritjen e numrit të studentëve dhe lëvizjen e lirë të tyre në BE, tha Topalli.

Unë e di që energjia juaj është uragani i fitores së Partisë Demokratike në 23 qershor, e përfundoi fjalën e saj nënkryetarja e PD-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›