E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti brazilian, Lula da Silva viziton Pallatin Presidencial dhe Gjykatën e Lartë pas trazirave

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, ka vizituar këtë të hënë (9 janar) vendin e sulmuar nga mbështetësit pro Bolsonaro, për të inspektuar dëmet. Lula da Silva ka deklaruar se do të ndëshkojë përgjegjësit për sulmin ndaj Kongresit të Brazilit dhe ndërtesave të tjera kryesore federale, teksa e cilësoi dhunën si akt vandalësh dhe fashistësh.

Ai vuri në shënjestër forcat e sigurisë të cilat i akuzoi për “paaftësi, keqbesim ose keqdashje” për dështimin në ndalimin e demonstruesve.

 “Këta njerëz janë gjithçka që është e neveritshme në politikë. Puçistët që promovuan shkatërrimin e pronës publike në Brasilia po identifikohen dhe do të ndëshkohen. Rifillojmë punën në Pallatin Planalto. Gjithmonë Demokraci”, tha Presidenti. Ndërkohë, sipas autoriteteve braziliane, të paktën 400 persona janë arrestuar pas trazirave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›