Trazirat në Brazil nga mbështetësit e Bolsonaros, policia arreston 400 persona! Ish-presidenti dënon sulmet

Të paktën 400 persona janë arrestuar pasi mbështetësit pro Bolsonaros sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në kryeqytetin e Brazilit. Lajmin e ka bërë me dije guvernatori i Distriktit Federal të vendit, Ibaneis Rocha i cili theksoi se të arrestuarit “do të paguajnë për krimet e kryera”.
“Ne vazhdojmë të punojmë për të identifikuar të gjithë të tjerët që morën pjesë në këto akte terroriste këtë pasdite në Distriktin Federal. Ne vazhdojmë të punojmë për të rivendosur rendin,” shtoi Rocha.
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro denoncoi “pushtimet e ndërtesave publike” në Brasília, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare.
“Megjithatë, grabitjet dhe pushtimet e ndërtesave publike siç kanë ndodhur sot, si dhe ato të praktikuara nga e majta në 2013 dhe 2017, i shpëtojnë rregullit. Gjatë gjithë mandatit tim kam vepruar gjithmonë sipas Kushtetutës, duke respektuar dhe mbrojtur ligjet, demokracinë, transparencën dhe lirinë tonë të shenjtë“, tha ai.
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin brazilian, Gjykatën e Lartë dhe kanë rrethuar pallatin presidencial. Skenat dramatike erdhën një javë pas inaugurimit të veteranit të presidentit të ri, Luiz Inácio Lula da Silva. Mbështetësit e Bolsonaros, të cilët refuzuan të pranojnë se ai humbi zgjedhjet, thyen barrierat e policisë në kryeqytetin, Brasília.
Policia përdori gaz lotsjellës, por nuk arriti t’i zmbrapsë demonstruesit. Protestuesit kanë thyer xhamat, ndërsa të tjerë arritën në dhomën e Senatit, ku hodhën karrige dhe shkulën stolat.
/rtsh.al/