Prifti në konferencën për Energjitë e Rinovueshme
Në të morën pjesë shumë ministra nga vendet e Mesdheut, BE-së dhe Gjirit Persik. Tema kryesore e kësaj konference ishte mbi Energjinë, si një faktor bashkëpunimi për prodhimin e energjisë së pastër si edhe kërkimit dhe teknologjive dhe inisiativat e ndryshme në këto fusha.
Në këtë konferencë ministri shqiptar i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, z. Prifti gjatë fjalës së tij, e trajtoi këtë konferencë si një temë jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe tepër thelbësore për globalizimin.
Ai deklaroi se mbi 90% e energjisë së prodhuar në Shqiperi sigurohet nga burimet ujore, si energji e rinovueshme.
“Pasuri kjo që Zoti ia ka dhuruar vendit tonë, duke e bërë atë një potencial rajonal për prodhimin e energjisë së rinovueshme si nga uji, era, dielli”, theksoi ministri Prifti.
“Në Shqipëri janë dhënë 200 liçenca për zhvillimin me koncension të hidrocentraleve të vegjël dhe të mesëm. Po punohet në përmirësimin e linjave të interkonjeksionit me vendet e tjera, ndërkohë që objektivi për vitin e ardhshëm është rritja e kapaciteteve prodhuese duke trefishuar investimet aktuale në mënyrë që të përballohen objektivat ndaj ngrohjes globale, temë kjo e cila do të jetë në zemër të konferencës së dhjetorit në Kopenhagë”, tha Z. Prifti.
Ai shprehu mirënjohje për Marrëveshjen midis Italisë dhe vendit tonë për investime dhe subvencione në këtë sektor.
“Ky shembull i qeverisë italiane duhet të zgjerohet nga vendet e tjera të BE-së dhe rajonet e tjera”, deklaroi minisri shqiptar.