E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, cfare ndodhi nga doreheqja e Artan Hoxhes deri tek zgjedhja e Nishanit Eva Gjura

Dita e djeshme ka qene mjaft intensive per politiken shqiptare. Zgjedhja e presidenti te ri solli nje peshtjellim pas doreheqjes se bere pak minuta para procesit te votimit nga kandidatura e mazhorances per president Artan Hoxha. Doreheqje kjo qe solli riangazhimin edhe njehere te mazhorances per te zgjedhur nje kandidature tjeter per postin e presidentit, nje kandidature serioze dhe qe permbush kriteret e percaktuara ne Kushtetute. Per te zgjedhur emrin e ri te presidenti, dita e djeshme ka qene mjaft e ngarkuar minute pas minute dhe ore pas ore. Ne oren 9:00 te mengjesit te dites se djeshme, kryeministri Berisha mblodhi grupin parlamentar te PD-se per t'i informuar ne lidhje me takimin e nje nate me pare mes tij, Metes, Rames, Idrizit dhe Patozit e Rucit, ku nga diskutimet treoreshe u vendos pa miratimin e opozites emri i Artan Hoxhes si kandidat i mazhorances per president. Po ne oren 9:00 u mblodh edhe grupi Parlamentare i PS-se, i cili vendosi qe nuk do te votonte per kandidaturen e Artan Hoxhes. Nderkohe qe grupi i PD-se, pasi vleresoi kandidaturen e Hoxhes, rreth ores 10:00 te mengjesit, mblodhi 40 firmat e deputeteve mbeshtetes, mes tyre dhe firmat e partive aleate. Rreth ores 10:40 u mblodh Komisioni i Ligjeve, i cili shqyrtoi kandidaturen e Hoxhes dhe me votat e mazhorances vendosi ta kaloje per miratim ne seancen parlamentare. Pak minuta pas ketij miratimi rreth ores 12:20, kur pritej te niste dhe seanca, kandidati i mazhorances Hoxha lajmeron doreheqjen e tij nga gara. Rreth ores 12:25 minuta, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, deklaron para medias zyrtarisht se kandidati Hoxha ishte terhequr nga gara dhe mazhoranca do te garonte me Bujar Nishanin. Nderkohe qe seanca e paradites deshton duke e shtyre votimi qe te kryhej ne oren 17:00. Ne oren 16:30 u mblodh serish grupi parlamentar i PD-se, i cili diskutoi dhe mblodhi firmat per kandidaturen e Bujar Nishanit. Ne oren 16:45 minuat u mblodh Komisioni i Ligjeve, i cili shqyrtoi kandidaturen e Nishanin dhe ne perputhje me Kushtetuten ia kaloi per votim parlamentit. Ne oren 17:30 minuta nis punen seanca parlamentare, e cila me 73 votat e mazhorances voton Bujar Nishanin si President te Republikes.

PD mbledh dy here grupin

Partia Demokratike ka mbledhur dje dy here grupin parlamentar te saj. Mbledhja e pare ka qene rreth ores 9:00 ku kryeministri Berisha ka informuar deputetet per vendimin e marre nga takimi me kreret e partive politike si kandidature per postin e presidentit Artan Hoxhen dhe u mblodhen 40 firmat mbeshtetese per t'ia derguar komisionit te Ligjeve. Pas terheqjes se kandidatures se Hoxhes, grupi parlamentar i PD-se eshte detyruar te mblidhet serish rreth ores 16:30 te pasdites per te diskutuar rreth kandidatures se dyte dhe mbledhjes se firmave mbeshtetese per emrin e Bujar Nishanit, e cila i kalon per diskutim komisionit te Ligjeve dhe me pas miratimit nga komisioni kalon per votim ne Kuvend.

Patozi konfirmon terhequr

Pas vendimit te marre nga kandidati Artan Hoxha, i cili u terhoq nga gara presidenciale, ka qene kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, i cili rreth ores 12:25 minuta, ka konfirmuar zyrtarisht doreheqjen e tij dhe propozimin e ri qe ka bere mazhoranca per emrin e Bujar Nishanit. "Konfirmoj lajmin qe kandidatura e mazhorances e propozuar mbreme eshte terhequr nga gara. Por mazhoranca eshte e vendosur qe ta beje vendin me President te Republikes dhe kandidatura tjeter do te jete z. Bujar Nishani, i cili eshte nje nga emrat e propozuar edhe dje ne tryezen e negociatave. Per shkaqe teknike seanca shtyhet dhe do te zhvillohet ne oren 17:00", - eshte shprehur kryetari i grupit te PD-se, Astrit Patozi.

Dule, Nano kandidat per president

Pas deshtimit te seances se paradites rreth ores 12:20, Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule perseriti qendrimin e tij ne favor te kandidimit te Fatos Nanos per presidentin e ri te vendit. Dule theksoi se terheqja e Artan Hoxhes deshmon se mazhoranca nuk mund ta zgjedhe presidentin as me shumice te thjeshte. "Mazhoranca deshmoi pamundesi. Opozita nuk mund te fshihet me. Kandidatura e zotit Nano besoj se ka shume shanse, ne mos zgjedhje te sigurt", u shpreh Dule.

Idrizi: Nano perball Nishanit

Pro kandidatures se Nanos per president pas deshtimit te votimit te seances se paradites eshte shprehur edhe kryetari i PBDIU-se, Shpetim Idrizi. Ai ka kerkuar qe tashme opozita te reflektoje dhe te propozoje emrin e Fatos Nanos si kandidat per president, i cili shume mire mund te perballet me kandidatin e mazhorances Nishani.

Malaj: Procesi te jete i besueshem

Ka reaguar rreth ores 12:35 deputeti i PS-se, Arben Malaj. Pas terheqjes se kandidatures se Artan Hoxhes ai tha se, " lideret politike duhet te ulen e te flasin dhe te krijojne nje gare sa me te denje ne parlament ne menyre qe procesi te jete sa me i besueshem dhe presidenti i ardhshem te jete sa me kredibel". Ne nje prononcim per mediat, Malaj i pyetur nese PS do te kandidonte Fatos Nanon per president theksoi se, "besoj se kreret e te gjitha partive politike parlamentare duhet te ndiejne pergjegjesine e rrezikut qe edhe raundi i katert te shkoje drejt zeros. Sigurisht eshte momenti per te diskutuar per kandidatura me nje mandat edhe me te qarte, qofte edhe politike. Le te jete vota qe parashikon kushtetuta, vota e fshehte, jo thjesht deputetet te votojne mbi nje detyrim partiak, por midis kandidaturave alternative te zgjedhin me te mirin"

Rama nuk pranojme Nishanin

Rreth ores 13:40 minuta, pas terheqjes se kandidatit te mazhorances, Artan Hoxha, dhe deklarimit nga Patozi se kandidati i ri do te ishte Bujar Nishani, ka reaguar kryetari i PS-se Rama. Kreu socialist u shpreh se opozita eshte e gatshme per arritjen e nje konsensusi per presidentin e ri te vendit, ne menyre qe sic tha ai, vendi te mos rrezikoje statusin kandidat per ne BE, por u shpreh se nuk e pranonte kandidaturen e Nishanit.

Vasili pro kandidatures se Nishanit

Ne oren 13:50 minuta ka reaguar ne nje konference LSI, e cila nepermjet nenkryetarit Petrit Vasili, i cili ka theksuar se ne procesin per zgjedhjen e Presidentit, kjo parti do i permbahet marreveshjeve te nenshkruara me PD dhe nje qendrimi ne perputhje me kushtetuten e vendit. Ai ka theksuar se ne qendrimin e LSI-se gjithmone ka mbizoteruar kushtetuta dhe respekti ndaj saj por njekohesisht edhe respekti yne ndaj marreveshjes politike qe ne kemi nenshkruar me PD-ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›