Bujar Nishani, presidenti i 6-te i pluralizmit Qamil Xhani
Ne 100-vjetorin e Pavaresise se shtetit shqiptar, Bujar Nishani do te jete Presidenti i gjashte i Republikes. Teksa kolegu i tij, Viktor Gumi, numeronte votat qe do t'i jepnin mandatin ne krye te shtetit, Bujar Nishani do te kete sjelle ne mendje nisjen e karrieres se tij politike 21 vite me pare, kur vendosi te behet pjese e politikes. Ne moshen 25-vjecare, Bujar Nishani eshte bere pjese e Partise Demokratike, per te nisur me pas karrieren e ngadalte, por te sigurt ne majat e pushtetit. Bujar Nishani eshte nje nga politikanet e pakte ne vend qe ka arritur te ndertoje nje karriere solide pa qene konfliktual dhe i ashper ne retorike ndaj kundershtareve. Eshte nder te paktet ministra te qeverive te majta apo te djathta, qe ka mbajtur institucionet kyce ne kabinete dhe eshte sulmuar me pak nga opozita. Kjo sigurisht eshte nje merite e aftesive te tij drejtuesve. Edhe pse ne dikastere qe kane qene gjithmone ne qender te akuzave dhe retorikes opozitare, Bujar Nishani ka ditur te mbaje nje profil institucional, duke u baraslarguar nga postet politike. Pavaresisht mungeses se konsensusit te Partise Socialiste per kandidaturen e tij, ne listen e gjate te akuzave per korrupsion qe PS-ja ka bere gjate tete viteve kunder figurave te mazhorances, emri i Bujar Nishanit rezulton te jete i permendur me rralle. Pas mbarimit te studimeve do te punonte ne Ministrine e Mbrojtjes dhe Ministrine e Jashtme gjate viteve 1993-1997, ndersa karriera e tij e mirefillte politike do te niste pas vitit 2001. Ne kete vit, ai emerohet Sekretar i Pergjithshem i deges se Partise Demokratike ne Tirane. Me pas do te angazhohej dhe ne drejtimin e pushtetit vendor, duke u zgjedhur ne vitin 2003 anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, si kandidat i PS dhe me pas do te behet pjese e Keshillit Kombetar te PD-se. Ne vitin 2005 rezulton nje nga kandidatet me te suksesshem te Partise Demokratike ne Tirane. Ai fiton mandatin e deputetit duke pasur perballe ne sistemin mazhoritar Ministrin e Brendshem te qeverise socialiste, Igli Toska. Nje fitore jo vetem politike, por edhe morale kjo per PD-ne qe vinte pas tete vitesh opozite ne pushtet. Karriera e larte politike ne Ekzekutiv do te nise per te ne vitin 2007, ku pas largimit te Sokol Olldashit per te hyre ne gare me kreun e PS-se per Bashkine e Tiranes, emerohet minister i Brendshem. Nje detyre jo pak komplekse, duke qene se Ministria e Brendshme ishte ne qender te akuzave te opozites per administrimin e zgjedhjeve dhe votuesve. Me pas ne vitin 2009 do te emerohet Minister i Drejtesise. Ndersa ne vitin 2011 do te merrte serish postin e Ministrit te Brendshem. Duke shenuar nje precedent te rralle dhe ne funksionimin e vet Partise Demokratike, pasi eshte ministri i vetem qe pasi largohet nga kjo detyre vendoset serish nga kryeministri Berisha ne krye te Ministrise se Brendshme dy vite me pas.
Jeteshkrimi i presidentit Bujar Nishani
Emri: Bujar
Mbiemri: Nishani
Kombesia: Shqiptar
Datelindja: 29. 09. 1966
Vendlindja: Durres
Gjuha Amtare: Gjuha shqipe
I martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kane dy femije, Ersi dhe Fiona Nishani
Edukimi:
1988 Akademia Ushtarake "Skenderbej"
2004 Universiteti i Tiranes, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuheve te Huaja,
1996 San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA);
2004 Master per Studime Europiane
Gjuhet e huaja: Anglisht
Veprimtaria profesionale
Profesioni Jurist
1988 Pedagog, Akademia Ushtarake Skenderbej;
1993 Ministria e Mbrojtjes, Marredheniet me Jashte;
1994 Ministria e Jashtme, Marredheniet me NATO-n;
1996 Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;
1997 ne profesion te lire; Kryetar i Forumit te Ushtarakeve Euro-Atlantike; Bordi i Institutit "Goethe".
Veprimtaria Politike
2001 Sekretar i Pergjithshem, dega PD-se, Tirane
2003 Anetar i Keshillit Bashkiak, Tirane 2004 Anetar i Keshillit Kombetar te PD-se
2005 Anetar i Kryesise se PD-se.
2005 Deputet i PD
2007 Minister i Brendshem
2009 Minister i Drejtesise
2011 Minister i Brendshem
2012 Zgjidhet nga Parlamenti President i Republikes
Presidentet e Shqiperise nga viti 1991
Zgjedhja e presidentit eshte nje nga momentet me te rendesishme ne historine e nje shteti. Pavaresisht ndryshimeve qe ka pesuar Kushtetuta e vendit dhe kompetencave qe ka kreu i shtetit, ne hierarkine e vendit presidenti eshte figura me e larte shteterore dhe zyrtari qe perfaqeson vendin ne rangun me te larte. Bujar Nishani eshte presidenti i gjashte i vendit gjate 21 viteve pluralizem ne vend. I pari ne liste eshte Ramiz Alia, i cili dhe pse ishte perfaqesues i diktatures komuniste, u zgjodh me 30 prill te vitit 1991, i dale nga vota e popullit. Presidenti i dyte eshte Sali Berisha, i cili rezulton te jete i vetmi president qe eshte zgjedhur dy here ne kete post. Per here te pare, ai u zgjodh me 9 prill te vitit 1992, ndersa mandatin e dyte, i cili nuk u konsumua plotesisht e mori me 3 mars te vitit 1997. Presidenti i trete eshte Rexhep Meidani. Ai u zgjodh nga parlamenti me 24 korrik te vitit 1997 dhe do te mbante nje mandat te plote prej pese vitesh. Pas tij renditet Alfred Moisiu, i cili cilesohet si presidenti i vetem i vendit qe u zgjodh ne menyre konsensuale nga forcat kryesore. Ai u zgjodh me 24 korrik te vitit 2002. Presidenti i peste eshte Bamir Topi. Ai beri betimin si president me 24 korrik te vitit 2007.