E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekoron 4 artistë

Gazeta Shqip

Ceremonia 

Dekorimi i 4 artisteve nga presidentiPresidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar me Urdhrin Mjeshtër i Madh tre këngëtarë dhe me Urdhrin Naim Frashëri i Artë, humoristin Behar Mera, për argëtimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për probleme të realitetit shoqëror, përmes humorit dhe satirës. Në motivacionin e dekorimit të këngëtarëve Arif Vladi dhe Qerim Sula, flitej Për kontribut të çmuar në interpretimin mjeshtëror të këngëve të traditës folklorike dhe qytetare të krahinave veriore, veçanërisht të zonës së Dibrës. Ndërkohë që Artiola Toska është vlerësuar Për kontribut të rëndësishëm në interpretimin me mjeshtëri të lartë artistike të këngëve të traditës qytetare, veçanërisht të Shqipërisë së Mesme.

Presidenti dekoron 4 artistë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›