Presidenti dhe kryeprokurori takojne trupen e prokuroreve ne rrethe
Presidenti Bujar Nishani dhe kryeprokurori, Adriatik Llalla kanë zhvilluar sot një takime prokurorët në rrethe ku kanë kërkuar përgjegjshmëri në respektim të ligjit.
Kreu i shtetit pas garancive në mbështetje të punës së Prokurorisë së Përgjithshme i mëshoi me forcë faktit se rritja e besimit të publikut është një sfidë për prokuroët.Në këtë kuadër, Ptresidenti Nishani kritikoi punën e bërë në përgjithësi nga ana e organit të akuzës.
“Situata në lidhje me pritshmërinë dhe me standartet e kërkuara përballë ambicieve që ka shoqëria shqiptare për funksionimin e organit të akuzës nuk është pozitive. Kjo nuk do të thotë nënvlerësim për punën e bërë, nuk do të thotë dekurajim por mbi të gjitha do të thotë një sfidë të madhe, nga Prokurori i Përgjithshëm te çdo prokuror i vendit, vuri në dukje Nishani gjatë takimit me trupën e prokurorëve.
Madje në adresimin e tij për këtë trupë veç funksionimit jo pozitiv të organit të akuzës, ishte dhe një tjetër problematikë ajo e ngarkesës së pabarabartë e prokurorëve.
Ndaj Nishani kërkoi rivlerësimin e shpërndarjes së prokurorëve si dhe implementimin e politikës penale nga prej tyre. Gjithashtu, Nishani lëshoi një mesazh të qartë për prokurorët.
“Qëndroni larg qasjes politike e individëve kriminale. Asnjë nuk duhet të trembet nga presionet, pasi para ligjit nuk është askush", nënvizoi Presidenti Nishani.
Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka parashtruar si prioritet të institucionit të tij luftën kundër korrupsionit.
Sipas tij, hetimi pa kompromis i korrupsionit do të bëhet transparent, për më tepër që tashmë nuk ka asnjë pengesë në hetimin e zyrtarëve.
“Nuk ka asnjë pengesë ligjore për hetimin e zyrtarëve dhe kjo është detyrë e jona. Ka ende metoda të vjetruara të hetimit dhe drejtimit, ka prokurorë në të njëjtën zonë për vite me radhë duke krijuar gjendje apatie për ndjekjen penale. Do të jem i angazhuar maksimalisht për forcimin e besimit publik ndaj institucionit tonë. Do të përballojmë sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit”, bëri me dije kryeprokurori Llalla.