Berisha Turizmi malor do te jete turizmi i te ardhmes
Qeveria do të marë masa të reja me qëllim që Shqipëria të ketë turizmin më të madh malor në rajon e më gjerë. Kjo garanci u dha nga vetë Kryeministri Berisha në konferencën e 5-të vjetore të Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).
Për ti dhënë një hov të ri turizmit malor, për të cilin vendi ynë ka potenciale të mëdha, kreu i ekzekutivit shprehu gadishmërinë e qeverisë së tij për të bërë gjithçka është e mundur për ta kthyer SHqipërinë në një vend tërheqs për këtë lloj turizmi. Por nhga ana tjetër Kryeministri kërkoi dhe mbështetjen e agjencive dhe shoqatave që të bëjnë një promovim dinjitoz të resorteve, pasi deri më tani ai ka qenë modest.
Madje në këtë kontekst shefi i mazhorancës falënderoi angjencitë e huaja për promovimin e pasurive tona kombëtare, promovim në të cilat nuk ka munguar krahasimi me pasuritë e mëdha botërore.
“Turizmi që gjer sot është bregdetar, ai malor do të jetë turizmi i të ardhmes. Vendi ka potenciale më të mëdha se asnjë vend tjetër për sipërfaqen e tij të turizmit malor. Qeveria do të marrë masa të reja që Shqipëria të ketë resorte turzimi malor nga më të mëdha të në rajon dhe më gjerë”, vuri në dukje Berisha.
Por gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Kryeministri u ndal dhe kërkesën për heqjen e TVSH-së për angjencitë turistike, ku garantoi se do të ketë një rishikim të kësja takse.
“Janë mbi dy miliard euro investime turistike dhe nëse vendet e tjera marrin 5 taksa nga operatorët turistikë në Shqipëri merren vetëm vetëm 2. Agjencitë turistike kanë kërkuar heqjen e TVSH dhe ne do ta rishohim atë jo mbase për ta hequr, pasi është më mirë që ajo të lëvizte në drejtime të tjera”, deklaroi Kryeministri Berisha.