Presidenti emëron 10 prokurorë të rinj
Dekreti

Presidenti i Republikës ka emëruar dje 10 prokurorë të rinj, të cilët vijnë nga oficerët e policisë gjyqësore. Topo ka dekretuar në Prokurorinë e Tiranës Erion Iemrajn, i cili më parë ka punuar si OPGJ në Prokurorinë e Përgjithshme. Po në Tiranë është emëruar Mrianda Bushi, shefe e kabinetit në akuzën qendrore është emëruar. Dy hetues të Krimeve të Rënda janë bërë prokurori, Erjon Shehaj është emëruar në Lezhë dhe Aurel Zarka në Vlorë. Ndërkohë, Edina Kurti, nga OPGJ në Durrës emërohet prokurore në Kavajë, ndërsa Simon Pashuku emërohet në Prokurorinë e Kukësit. Leonard Filopati emërohet në Prokurorinë e Matit, ndërsa Lorenc Mërkuri në Prokurorinë e Gjirokastrës së bashku me Pali Deçollim. Elion Mustafaj emërohet në Prokurorinë e Korçës.