E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti francez Hollande viziton Kabulin

Afganistan- Presidenti francez Francois Hollande ka mbërritur në Afganistan në vizitën e tij të parë e cila nuk u lajmërua.

Zoti Hollande që mori detyrën në fillim të këtij muaji udhëtoi drejt Kabulit dhe do të kalojë vetëm pak orë në Afganistan për të vizituar ushtarët francezë atje. Pritet gjithashtu që Hollande të zhvillojë bisedime më presidentin afgan Hamid Karzai.

Presidenti Hollande dëshiron të tërheqë trupat luftarake franceze nga Afganistani deri në fund të vitit 2012, një vit më herët se afati i caktuar nga Nicolas Sarkozy, dhe dy vite më herët se NATO. Presidenti dëshiron t’i flasë për veten e tij ushtarëve francez dhe t’i bëjë të qarta atyre arsyet e vendimit të tij.

Hollande e përshkroi tërheqejn si një vendim sovran dhe shtoi se do të kryhet në mirëkuptim me aletat, veçanërisht me presidentin Obama i cili i kupton arsyet, dhe në konsultim të ngushtë me autoritetet afgane. Aktualisht janë 3.300 trupa franceze që shërbejnë në Afganistan, kontribuesi i pestë më i madh i forcave të NATO-s.

83 ushtarë francezë janë vrarë që prej vitit 2001 në Afganistan. Ndërkohë mendohet se disa ushtarë francezë do të qëndrojnë në Afganistan edhe kur trupat të largohet vetëm për të ndihmuar dhe trajnuar Ushtrinë Kombëtare afgane.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›