Tronditet peshëngritja shqiptare, Qerimaj me doping
Një tjetër goditje mbërrin për peshëngritjen shqiptare, Erkand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping.
Peshëngritësi shqiptar i është nënshtruar testimit në Antalia, ku dhe u shpall kampion i Evropës, në peshën 77 kg në kampionatin e fundit.
Pas testeve të bëra urina e Qerimaj tregoi se përmbante një substancë të familjes Metyl hexanamine” që është e ndaluar në sport. Shkresa i është dërguar Federatës Botërore të Peshëngritjes që më 4 maj 2012 dhe thuhet se këto substanca rrisin energjinë dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.
Dy kanë qënë analizat që ka bërë Qerimaj, ajo në Shqipëri ka rezultuar negative ndërsa testi në Antalia ditën e garimit rezultoi pozitiv. Nëse pas dëgjesës së tij në panelin e Federatës Botërore të Peshëngritjes vërtetohet se ai ka përdorur substanca të ndaluara Qerimaj rrezikon ti hiqet titulli kampion i Evropës.