E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti fut ne sherr PS: Tahiri kerkon ndihme, Rama s'e pranon

Partia Socialiste nuk ka nje qendrim te qarte zyrtar, ne lidhje me kreun e shtetit Bujar Nishani. Ne menyre te dukshme, problemet e koordinimit te PS-se u duken dje ne deklaratat publike. Deputeti Saimir Tahiri, ne cilesine e nenkryetarit te Grupit Parlamentar te PS-se, kerkoi nga kreu i shtetit nderhyrjen per zbatimin e marreveshjes per ndarjen e hapesires detare me Greqine. Tahiri kerkoi nga Bujar Nishani, si drejtuesi me i larte i vendit, te beje publike vendimmarrjen per negociatat me shtetin fqinj, dhe te vendose ne grupin e punes, njerez te afte dhe profesioniste. Duke shprehur rendesine qe ka kjo marreveshje per Shqiperine, Tahiri u shpreh, se ne emer te PS-se: "I kerkojme Presidentit te Republikes, te beje menjehere publike plotfuqine me ane te se ciles ka, ose do te autorizoje objektin dhe grupin negociator e te eksperteve, per marreveshjen e percaktimit te kufirit detar, ndermjet Shqiperise dhe Greqise, duke i bere thirrje qe te perjashtoje te gjithe ata persona qe u perfshine ne negocimin e marreveshjes se pare, e qe u rrezua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese". Por, ndersa Tahiri shpreh kerkesen zyrtare te PS-se, per negociatat me Greqine, vete kreu i PS-se, Edi Rama, hedh poshte besimin qe kane deputetet e PS-se te presidenti. Ne rrjetin social Twitter, Rama akuzon kreun e shtetit, pas takimit qe ky i fundit zhvilloi me ambasadorin e SHBA-se, ne Tirane. Rama nuk ve ne dyshim vetem qendrimin e presidentit, por hedh poshte edhe kerkesen zyrtare, te bere nga vete deputetet socialiste. "S'mund te promovoje pavaresine e institucioneve, nje institucion qe varet nga qeveria, sic eshte Presidenca e Nishanit, nje ministri si te tjerat!", - shprehet kreu i PS-se, Edi Rama. Megjithese PS kerkon nga kreu i shtetit, garantimin e marreveshjes me Greqine, Rama shprehet se nuk ka asnje fije besimi te kreu i shtetit, dhe as te drejtesia. "Asnje fije besimi ne cka deklaron Presidenti. S'mund te promovoje gjyqtare te pavarur, nje president i varur koke e kembe nga kryeministri!", - shprehet Rama. Po ashtu, kreu i PS-se shpreh rezerva dhe per marredheniet me SHBA-ne. "S'mund te promovoje as shkelqimin e marredhenieve me SHBA-ne, nje president qe perzgjedh drejtorin e SHISH-it pa asnje konsulte me aleatin e madh!", - shprehet, kreu i PS-se. Qendrimi me dy standarde i Partise Socialiste, gjate dites se djeshme, ne lidhje me kreun e shtetit, flet jo vetem per nje mungese koordinimi, por edhe per nje "lufte brenda llojit", ne lidhje me strategjine qe do te ndjeke Partia Socialiste. Ndersa, njoftimi zyrtar i PS-se kerkon nga kreu i shtetit arritjen e nje marreveshjeje brenda ligjit me Greqine, Rama hedh poshte cdo mundesi besimi te kreu i shtetit, duke sjelle brenda pak oresh, qendrime te kunderta nga e njetja parti.

Do monitorojme marreveshjen detare

Partia Socialiste ka deklaruar dje, se do te kerkoje informacion per marreveshjen detare me Greqine, ne cdo hap te saj. Duke kerkuar nga kreu i shtetit, zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese, Tahiri ka theksuar se deputetet do njihen me gjithe proceduren. "Grupi Parlamentar i PS-se, do monitoroje nga shume afer te gjithe hapat qe do te hedhe qeveria ne kete drejtim, duke bere te njejten gje qe beme dhe heren e pare, te jemi garant te sovranitetit kombetar dhe interesave te qytetareve shqiptare", - u shpreh dje, Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›