Shuhet zjarri ne Parkun Kombetar te Dajtit
Është shpëtuar sipërfaqja më e madhe e gjelbër e Malit të Priskës, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit.
Prej 5 ditësh janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë të cilët I kanë ardhur në ndihmë punonjësve të Parkut.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të cilat do ti nënshtrohen hetimeve. Ka të dhëna që janë vetë barinjtë ata që dogjën rreth 10 ha pyje e shkurre të cilat ishin djegur edhe një herë 5 vite më parë.
Nuk ishte e lehtë eleminimi i kësaj vatre pasi terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.
Era që fryu favorizoi shpërndarjen e flakëve.
Pas kontakteve të vazhdueshme me shefin e parkut të Dajtit z.Lutfi Miftari, na u komunikua që tashmë situata është nën kontroll, por nga ana tjetër u duhet bërë apel barinjve dhe banorëve që të mos djegin kullotat me pretekstin e përmirësimit të tyre, pasi është praktikë shumë e gabuar.
Megjithatë do të jenë organet hetimore ata që do të vërtetojnë shkaqet e zjarrit në Malin Priskë dhe nëse ka qenë i qëllimshëm, do të merren të gjitha masat ndëshkimore deri në procedim penal në mënyrë që të marrë fund një hërë e mirë kjo traditë e keqe e djegies së pasurisë kombëtare siç janë pyjet.
Dje Abc News inspektoi nga ajri vatrat e zjarrit në qarqet veriore të Shqipërisë
Stina e nxehtë e verës po shndërrohet edhe në stinën e zjarreve dhe shkaku kryesor nuk janë temperaturat e larta, por vetë dora e njeriut që qëllimisht vendos shkatërrimin e sipërfaqeve të tëra me pyje e shkurre.
Por këtë vit shkaktarët do të ndëshkohen.
Si çdo vit shtabi i përgjithshëm i emergjencave civile merr masat për të bërë izolimin e plotë për fikjen e vatrave të zjarrit. Drejtori I përgjithshëm I shtabit të emergjencave civile niset për të inspektuar nga ajri situatën në qarkun e Dibrës, Kuksit, Librazhdit dhe Burrelit.
Dhjetë janë vatrat e zjarrit që janë raportuar ditën e enjte. Vëmendja përqendrohet në Kukës dhe në Lurë.
Në Lurë vihen re 3-4 vatra zjarri aktive dhe me me sy të lirë dallohet se nuk ka ardhur për shkaqe natyrore.
Një tjetër vatër aktive konstatohet edhe në komunën e Arnit në Kukës.
Gjatë rrugës shohim se shumica e vatrave pothuajse janë fikur plotësisht. Fatmirësisht në asnjë rast nuk ka patur dëme në njerëz dhe në banesa. Gjithcka ka qenë nën kontroll dhe tre ministritë e angazhuara, ministria e brendshme, ministria e mbrojtjes dhe ajo e mjedisit janë fokusuar në shpëtimin e pyjeve.
Jemi në kthim të inspektimit të vatrave të zjarrit. Në malin e Priskës shohim ushtarët e forcave të armatosuara të cilët së bashku me personelin e parkut kombëtar të Dajtit kanë venë nën kontroll 80% të vatrës.
Ndonëse situate është normalizuar në të gjithë territorin e vendit, masat vazhdojnë të merren sipas drejtorit të përgjithshëm të shtabit të emergjencave civile z.Alfred Olli.
Sipas z.Olli, duhet ngritur një task forcë për sistemin e pyjeve pasi ato janë një pasuri kombëtare, pronë e të gjithë shqiptarëve prandaj dhe duhen ruajtur me fanatizëm.