E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Boboshtica” në Gjykatën e Apelit

KORÇE - Ka mbërritur në Gjykatën e Apelit çeshtja Boboshtica, në ngarkim të tre të pandehurve, kreut të OMONIA-s Naum Disho dhe 2 punëtorëve, Alqi Koroveshi dhe Luan Zace, të akuzuar për dhunimin e varrezave në Boboshticë.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar kryerjen e një inspektimi urbanistik të ndërimit në këto varreza, por kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues.
Më pas kreu i OMONIA-s Naum Disho i është përgjigjur pyetjeve të akuzës, ku ndër të tjera ka mohuar të kishte qënë në dijeni të varrezave, në vendin ku është kryer ndërtimi, ndryshe nga sa kishte deklaruar në Gjykatën e Faktit.

Në seancën e ardhshme akuza do të japë pretencën për 3 të pandehurit, ku më parë Gjykata e Faktit dënoi me 1 vit burg kreun e OMONIA-s dhe 6 muaj burg për secilin nga 2 punëtorët.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›