E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Bajram Begaj

Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman. Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.

Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë. Vizita e Steinmeier në Tiranë është një sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Para Tiranës, Steinmeier ka zhvilluar një vizitë zyrtare edhe në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me presidentin Stevo Pendarovski me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale, për luftën në Ukrainë dhe krizën ekonomike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›