E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman vizite ne Izrael

Presidenti gjerman i premtoi Jerusalemit mbështetjen e Berlinit zyrtar në zgjidhjen e konfliktit me Iranin. Por presidenti gjerman paralajmëroi nga shkallëzimi i luftës.
"Nuk dua të mendoj për skenarët e luftës", theksoi presidenti gjerman Joachim Gauck pas takimit në Jerusalem me homologun e tij izraelit Schimon Peres, duke shtuar se goditja eventuale preventive e Izraelit kundër Iranit ende nuk është në rend dite. Gauck theksoi se ai nuk ka shkuar në Izrael për të ndryshuar qëndrimet e mëparshme për mbështetjen e këtij vendi nga Gjermania."Gjermania është vendi i fundit në botë i cili do të heqë dorë nga miqësia dhe solidariteti me Izraelin. Por kjo nuk do të thotë se jemi të një mendimi në të gjitha pikat", nënvizoi Joachim Gauck duke komentuar politikën e ndërtimit të ngulimeve hebreje në territoret palestineze.Dëgjimi i himnit gjerman në Jerusalem është shndërruar ndërkohë në një rutinë. Por edhe kjo vizitë, si shumë vizita të tjera të zyrtarëve të lartë gjermanë në Izrael, u përcoll me shumë emocione. Vizita e Joachim Gauckut shihet me një interes të jashtëzakonshëm sepse mediat izraelite e kanë quajtur atë mëdje si një lloj "Nelson Mandela të Gjermanisë".Gaucku pohon se është një mik shumëvjeçar i Izraelit. Presidenti gjerman ka shprehur shumë qartë edhe mendimin e tij për shkrimet e kontestuara të nobelistit Günter Grass, i cili ka kritikuar hapur qëndrimin e shtetit hebre ndaj Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›