E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet Bufon perballe hetuesve

“Dy të plagosur janë më mirë se një i vdekur”. Kjo është fraza e thënë pa dorashka, e cila mund ti krijojë disa shqetësime portierit Xhanluixhi Bufon. Deklarata e dhënë, pas pyetjeve për përfshirjen e mundshme të trajnerit Antonio Konte në skandalin e basteve në Itali, duket se kanë nxitur interesin e Prokurorisë.

Hetuesit në Itali kërkojnë të kuptojnë nëse portieri i Kombëtares “axurre” që doli në mbrojtje të trajnerit të tij te Juventusi, mund të ketë dijeni për ndonjë episod të ndeshjeve që dyshohen si të manipuluara.

Roberto Di Martino, prokurori që prej 11 muajsh po trondit futbollin italian, duket se ka ndërmend që të marrë në pyetje Bufon, si një person që mund të dijë diçka. Pra, Bufon do të jetë thjesht një rolin e dëshmimtarit dhe nuk do të ketë nevojë për avokat mbrojtës.

Kjo konfirmohet nga Di Martino, i cili ka deklaruar: “Ende nuk e kam menduar që të marr në pyetje edhe Bufon, megjithatë kjo është diçka që nuk përjashtohet”. Hetuesit është i interesuar edhe për një tjetër frazë të thënë nga portieri gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

Duke folur për ndeshjet e manipuluara, mbi të gjitha nga skuadrat që bëjnë llogari përsa i takon pozitave në kalsifikim, mes të tjerave Bufon deklaroi: “Është e qartë që ndeshjet luhen për t’u fituar, megjithatë herë pas here skuadrat bëjnë edhe llogari”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›