E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE ne Tirane Heqja e vizave nje hap larg realizimit

Shqiperia ndodhet perballe dy vendimeve te rendesishme qe Bashkimi Europian pritet te marre ne fillim te tetorit ate qe lidhet me liberalizimin e vizave dhe tjeten qe ka te beje me opinionin e komisionit europian per kerkesen per statusin e vendit kandidat. Presidenti i Bashkimit Europian i cili erdhi sot ne Tirane ne perfundim te nje turi te tij ballkanik konfirmoi pas takimit me kryeministrin Sali Berisha mesazhet optimiste per ceshtjen e vizave Liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij. Une kam besim se ky hap do te ndermerret shume shpejt.

Presidenti Van Rompuy preferoi te mos spekulonte sic tha ai mbi opinionin e pritshem te komisionit europian

Sido qe te jete opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv. Ky opinion do te pasqyroje situaten ne vend duke u dhene meritat e duhura arritjeve te Shqiperise dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida te reja per te ofruar udhezime te tjera per te ardhmen e Shqiperise ne reformat e saj.

Presidenti Rompuy theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian mbetet e gjate. Demokracia dhe shteti i se drejtes do te jene te nje rendesie te vecante per te ardhmen. Progresi i qendrueshem ne fushat si shteti i se drejtes reforma ne gjyqesor apo lufta kunder krimit te org dhe korrupsionit mbeten ceshtje kyce tha ai duke nenvizuar se reformat duhet te zbatohen ne menyre efikase. Duke ju drejtuar kryeministrit Berisha presidenti i BE tha se qeveria juaj eshte mjaft mire ne dijeni te sfidave qe ka perpara. Sigurisht Bashkimi Evropian do tju mbeshtese ju ne perpjekjet tuaja por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve.

Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij perseriti edhe nje here se raportet dhe vleresimet e Brukselit perbejne bazen e punes per qeverine shqiptare. Une e garantova Presidentin se qendrimi i qeverise time do te jete shnderrimi i ketij raporti ne nje program pune te vertete per te afruar gjithnje e me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Berisha deklaroi se procesin e integrimit qeveria e tij e sheh si nje proces te bazuar teresisht ne meritat dhe arritjet e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›