E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi i jep urdher policise qe te hape pikat e karburantit

Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy i dha urdher policise qe te nderhyje per te hapur depot ne pikat e karburantit nderkohe qe protestuesit vazhdojne te demonstrojne kunder reformave te pensionit.

Autoritetet franceze nderhyne per te hapur depot e naftes te mbyllura nga greva per te garantuar furnizimin me karburant. Ministri i Mbrojtjes Brice Hortefeux ka paralajmeruar nderkaq se do te dergoje policine paraushtarake qe te frenoje trazirat ne protestat kunder rritjes se moshes se pensionit duke e cuar ate ne 62.

Demonstratat paqesore kunder reformes se pensioneve qe pritet te votohet neser nga Senati moren nje kthese te dhunshme ditet e fundit. Sindikatat kerkojne qe qeveria te rinegocioje duke thene se projekt-ligji kercenon mbrojtjet sociale te siguruara me veshtiresi. Perfaqesuesi i nje sindikate Charles Foulard thote se eshte e qarte qe jeta e punetoreve dhe kompanive eshte veshtiresuar.

Por eshte pergjegjesia e qeverise. Dhe persa u takon rrogave te kompanive ne po u kerkojme atyre qe ngasin makinat te hyjne ne greve. Per 48 ore problemi zgjidhet.

Presidenti Nikola Sarkozi dhe qeveria e tij kane mbetur te vendosur duke kembengulur se reformat jane thelbesore per te shpetuar sistemin e pensioneve.

Nuk besoj se protestat do te sjellin ndonje rezultat. Nuk besoj se qeveria do ta ndryshoje qendrimin.

Qytetaret qe nuk po mbushnin dot makinat me karburant po e humbisnin durimin.

Nuk duroj dot me. Kam tre dite qe perpiqem te gjej nje pike karburanti qe furnizon me nafte tha nje qytetare.

Gjate nates autoritetet nderhyne per te hapur tre depo me karburant ne Francen perendimore bllokuar nga punetoret prej ditesh tha Ministri i Mbrojtjes Hortefeux.

Hapja e depove u be pa incidente dhe ben te mundur shperndarjen e miliona litrave karburant ne perendim te Frances qe ishte prekur me shume nga mungesat.

Grevat dhe protestat aktuale jane vecanerisht shqetesuese sepse kane prekur sektorin jetik te energjise dhe kane perfshire edhe te rinjte nje grup me reagime te paparashikueshme. Protestat kane bere qe te bllokohet furnizimi me karburant ne 25 per qind te pikave te karburantit te Frances.

Gjate javes se fundit mbi 1 mije e 400 vete jane ndaluar per shkak te incidenteve te dhunshme ne protesta.

Protesta te tjera u zhvilluan sot nje dite pasi policia franceze tha se mbi 1 milion njerez protestuan kunder legjislacionit per ngritjen e moshes se pensionit nga 60 ne 62 vjec.

Sindika e punetoreve CGT tha se 3.5 milion njerez moren pjese ne demonstrata te cilat shkaktuan mbylljen e qindra shkollave e pengesa ne trafikun ajror dhe hekurudhor. Disa prej protestave u shoqeruan me dhune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›