E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Beses Bizhdili del para gjykates

Nuk ka pasur shume per te thene mbi rezultatet e trukuara te ndeshjeve per te cilat po gjykohet.
Shpëtim Bizhdili, apo sic njihet nga te gjithe Nezhat Bizhdili, Presidenti i klubit te futbollit të "Besës" së Kavajës, është i pari në historinë e futbollit që gjykohet për akuzën e "Paracaktimit të rezultateve në garat sportive" thënë shkurt, trukim ndeshjeve te futbollit.
Bizhdili, kërkoi nga gjyqtari t'i japë kohë të njihet me dosjen e përgaditur nga prokuroria, pasi I vinte turp që është sjell si I pandehur.
Presidenti i “BESËS”, akuzohet për trukimin e 7 ndeshjeve të futbollit brenda 5 muajve. Bizhdili dyshohet se paguante deri në 15 mijë euro për të paracaktuar rezultatin e ndeshjeve të skuadrës së Besës dhe ekipeve të futbollit të U-17 dhe U-19. Sipas prokurorisë, ndërhyrjet ka pasur për ndeshjet mes Beses dhe Apolonisë, Tomorrit, Shkumbinit, Tiranës, dhe me Luftëtarin si dhe ndeshjet mes para të rinjeve të Kavajës e Lushnjës si dhe ndeshjes së U-19 së Kavajës dhe Dinamos.
Bizhdili mendohet se ndërhynte për llogari të disa shtetasve serb dhe maqedonas tek arbitrat kryesor, anësoret, futbollistës, presidentet e klubeve, përfaqësuesit zyrtar te ekipeve e deri te trajneret për të paracaktuar rezultatin.
Në dalje nga gjykata, Bizhdili i cilësoi akuzat si të padrejta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›