E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shtena me arme ne Laprake

Një person është parë të qëllojë me armë zjarri e të largohet, në zonën e bllokut të pallateve Guintash në Laprakë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa të sinjalizuar nga një telefonatë shërbime të shumta të policisë shkuan në vendnagjarje.

Policia ka sekuestruar edhe 2 gëzhojat e pistoletës me të cilën ishte qëlluar, por nuk ka myundur të identifikojë ndonjë të lënduar nga të shtënat, apo objektivin e këtij sulmi me armë.

Oficerët e policisë kanë sekuestruar pamje filmike të subjeketeve private pranë vendit të ngjarjes, por pa mundur të gjejnë pamjet e autorit.

Kjo është ngjarja e dytë e ngjashme brenda një jave, kur një tjetër person qëlloi me armë në drejtim të një automjeti BMË X5, dhe u largua I paidentifikuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›