Sudani përfshihet sërish nga dhuna

Të shtëna armësh dhe shpërthime janë dëgjar në kryeqytetin sudanez të Khartumit, në një bazë të grupit paramilitary të forcave të mbështetjes së shpejtë. Raportohet se aroporti i Khartumit është nën kontrollin e Forcave të mëbshtejes së shpejt, së bashku me një aeroport tjetër në veri të vendit, por forca paraushtarake u shprehën në një deklaratë se kontrollojnë disa objekte kyce në kryeqytet, përfshi edhe pallatin presidencial në qendër të tij.
Ushtria ndërkohë thotë se forcat e mbështjes së shpejtë ishin përpjekur të sulmonin trupat e saj.
Tensionet janë rritur së fundmi mes këtij grupi të fuqishëm dhe ushtrisë së qeverisë.
Grupet sudaneze dhe junta ushtarake që sundon vendin javën e shkuar dështuan në arritjen e një marrëvehjeje për kalimin e pushtetit tek një qeveri civile. Një prej çështjeje prej së cilës nuk u arrit marrëveshja ishte edhe integrimi I forcave të mbethetes së shpejtë në ushtrinë e vendit.
/ rtsh /