I hidhet bombë tymuese gjatë takimit elektoral, kryeministri i Japonisë shpëton pa lëndime

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka shpëtuar i pa lënduar nga një incident, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymuese. Një person u ndalua në vendin e ngjarjes në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim.
Aktualisht është duke u zhvilluar fushata në zgjedhjet vendore mbarëkombëtare të Japonisë.
Policia thotë se ka arrestuar një person, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë.
Kishida sapo kishte filluar të mbante një fjalim pasi vizitoi portin e peshkimit në Wakayama. Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, por ka një nervozizëm për sigurinë rreth politikanëve, pasi ish- kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës vitin e kaluar./ BBC
/rtsh.al/