Sulm terrorist në Ukrainë, dhjetëra të lënduar

Shpërthime në Ukrainë
Katër shpërthime brenda pak minutave kanë tronditur qendrën e qytetit lindor ukrainas Dnipropetrovsk, duke plagosur të paktën 27 persona, përfshirë edhe nxënës.
Nuk raportohet për të vdekur, ndërkaq prokurorët po shprehin mendimin nëse ishte sulm terrorist.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych e ka quajtur sulmin si një sfidë ndaj kombit.
Ne e kuptojmë se kjo është edhe një sfidë për ne, për mbarë kombin, ka thënë Yanukovych njofton Interfax.
Prokurorët ukrainas kanë nisur një hetim, për atë që besohet të jetë akt i mundshëm terrorist.
Ndryshe, para shpërthimeve mijëra aktivistë dhe mbështetës të opozitës në Ukrainë janë tubuar në Kiev, me çrast kërkuan lirimin e ish kryeministres Yulia Tymoshenko, e cila është e burgosur.
Gjatë marshimit të tyre nëpër qendër të kryeqytetit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych