E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Iranit: Mund të rifillojmë bashkëpunimin me IAEA-n

Presidenti Masoud Pezeshkian i tha presidentit të Këshillit Evropian se Irani mund të rifillojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nëse OKB u jep fund me standardeve të dyfishta.

Ky qëndrim vjen pas largimit të inspektorëve të IAEA nga Irani pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe pasi Parlamenti i Iranit pezulloi bashkëpunimin.

“Vazhdimi i bashkëpunimit është i kushtëzuar me korrigjimin e sjelljes së dyfishtë të agjencisë në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit”, tha Pezeshkian.

Pezeshkian shtoi se çdo sulm i ardhshëm ndaj Iranit do të pasohej me “një përgjigje më të fortë”.

Ndërkaq, një armëpushim i brishtë vazhdon midis Iranit dhe Izraelit pas një lufte 12-ditore në të cilën Izraeli goditi Republikën Islamike.

Zyrtarët amerikanë thonë se komunikimet me Iranin janë në vazhdim dhe të dy palët kanë shprehur interesim për të rifilluar bisedimet.

Teherani ka akuzuar IAEA për shkëmbimin e informacionit të ndjeshëm me Izraelin dhe SHBA, dhe për mos dënimin e sulmeve ajrore të muajit të kaluar për objektet bërthamore iraniane.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi tha këtë javë se çdo zgjidhje e qëndrueshme me Iranin duhet të bazohet në diplomaci dhe një mekanizëm të fortë verifikimi.

“Në secilin nga skenarët e mundshëm, duhet të arrihet një marrëveshje diplomatike. Verifikimi i duhur sistemik duhet të jetë pjesë e një marrëveshje të tillë, dhe struktura e nevojshme duhet të jetë në fuqi, ” tha Grossi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›