E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i KE-së, Charles Michel, i bën thirrje BE-së që të trajtojë krizën e çmimeve të energjisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Komisioni Evropian mezi pret fjalimin e Ursula von der Leyen për gjendjen e BE-së më 14 shtator, për të propozuar zgjidhje për koston e krizës energjetike. “Nuk ka asnjë ditë për të humbur,” tha Michel në një intervistë për disa media evropiane.

Michel tha se ishte e rëndësishme që BE të trajtojë çështjen e kufijve të çmimeve. “Kjo nuk është e re. Ne nuk e fillojmë sot këtë debat”, citohet të ketë thënë Michel. “Kjo është arsyeja pse ne e ftuam Komisionin disa herë më parë, që të vendosë propozime konkrete në tryezë, për të ndihmuar vendet anëtare që të vendosin.” 

Von der Leyen, presidentja e Komisionit, tha të premten se ishte “e bindur plotësisht” për nevojën për të kufizuar çmimin e gazit rus të eksportuar përmes tubacioneve në BE.  “Një kufi i çmimit të gazit mund të propozohet në nivel evropian,” tha ajo. Komisioni ka paraqitur mendimin e tij në një draft dokument të siguruar nga POLITICO.

Komisioni bën thirrje për kufizimin e çmimit të energjisë dhe për rishpërndarjen e fondeve nga prodhuesit me fitim të lartë të energjisë për të zbutur goditjen ndaj konsumatorëve. Ministrat e Energjisë nga i gjithë blloku kanë planifikuar të takohen më 9 shtator në një samit urgjent. Politico

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›