Shqiperi Kryeministri Berisha shpjegon ftesen ndaj opozites per reformen zgjedhore

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ftoi opoziten socialiste ne nje tryeze shumepartiake ne fundjave per te diskutuar reformen zgjedhore.
Kryeministri Berisha deklaroi ne mbremje se shumica ne pushtet i ka ofruar opozites qe te hartoje cdo amendament te kodit zgjedhor qe rekomandohet nga OSBE dhe te tjera qe mendon vete per te permiresuar ate.
Kjo eshte nje ftese unike. Zotit Rama dhe Partise Socialiste ne nje ftese te paprecedent ndonjehere i eshte kerkuar qe per te proceduar me reformen zgjedhore te hartojne te gjitha amndamentet keto amendamente ti dergoje ne OSBE/ODIHR ose ne Komision te Venecias per te marre nje opinion qe ne to respektohen standartet demokratike nderkombetare te zgjedhjeve dhe maxhoranca do ti votoje ato pa asnje ndryshim - tha zoti Berisha.
Kryeministri Berisha i beri keto komente gjate nje programi te radio-televizionit News 24 ne mbremje ku theksoi se ftesa ndaj Partise Socialiste ishte e sinqerte aq edhe unike dhe behej vetem per te shmangur perplasjet e panevojshme pozite - opozite.
Zoti Rama ka renditur 11 ceshtje per hetim. Asnje nuk eshte hedhur poshte nga ne. Zotit Rama i eshte propozuar kjo te fillojme hetimin e 10 ceshtjeve te para. Nese kembengulin per rinumerim votash atehere i pari njeri qe eshte dakord per rinumerim eshte Sali Berisha por me nje kusht qe per kete te vendose gjykata - tha ai.
Nga ana tjeter zoti Berisha tha se ishte i vetedijshem qe asnje amendament nuk mund te votohej ne parlament pa opoziten e cila nuk ka arsye bindese per te bllokuar procesin.
Ai tha se ishte dakord edhe me rinumerimin e votave dhe hapjen e kutive te votimit me kusht qe gjykatat te marrin nje vendim per kete veprim.
Ligji percakton qarte se me hapjen e kutive materialet shkojne ne arkiv fletet e votave digjen. Nese zoti Rama eshte i interesuar per zgjidhje cfare e pengon ate qe te nisi proceduren gjyqesore tani dhe te presim dhe nderkohe qe gjate 4 muajve qe vijne te hetojme per 10 ceshtje te tjera Pra nisim 10 ceshtje te tjera dhe te 11-ten e fillojme pas 4 muajsh. Ai qe duhej te ankohej duhet te isha une. Une nuk kam ankohem une pres 4 muaj madje edhe 6 muaj - tha zoti Berisha.
Por Partia Socialiste reagoi dy dite me pare pas fteses se kryeministrit permes kryetarit Edi Rama i cili tha se Shqiperise nuk i duhet nje tjeter Kod Zgjedhor i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara po i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do te shkelet. Kete garanci - tha me tej zoti Rama - nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer ne 28 qershor.
Zoti Rama theksoi se socialistet jane te gatshem te ulen me shumicen per ta permiresuar edhe ligjin ekzistues te zgjedhjeve kur Sali Berisha te jete gati te hape rrugen e kesaj transparence. Perndryshe faji i mbetet atij qe e ka Sali Berishes.
Partia Demokratike ka ftuar ne tryezen e reformes zgjedhore te gjitha forcat politike parlamentare Partine Socialiste Partine Levizja Socialiste per Integrim Partine Republikane Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Partine Drejtesi dhe Unitet.
Po ashtu ne kete tryeze te te premtes jane ftuar edhe 6 shoqata dhe institute me pervoje te gjere ne vezhgimin e zgjedhjeve dhe me ekspertize ligjore per sistemet zgjedhore. Pra pritet te jene 6 parti dhe 6 shoqata qe do te merren me reformen zgjedhore.
Sic eshte bere tashme zakon ne Shqiperi zgjedhjeve vendore u jepet nje rendesi shume here me e madhe se ato parlamentare. Presidenti Bamir Topi dekretoi 8 majin si diten e zgjedhjeve vendore ndersa KQZ ka nisur pergatitjet teknike te procesit zgjedhor.