E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Keshillit Evropian sot ne Tirane. Takim me Berishen e Topin

Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy viziton sot Shqiperine ne kuader te turit te tij Ballkanik. Gjate qendrimit te tij ne Tirane ai do te takohet me Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Duke njoftuar viziten e tij Van Rompuy u shpreh Vij ne Shqiperi e nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi evropian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Evropian.

Te shtunen Shqiperine e viziton edhe eurodeputetja sllovene Tanja Fajon. Ajo do te prezantoje personalisht rolin e rendesishem qe procesi i liberalizimit te vizave ka per rajonin e Ballkanit Perendimor. Reporterja Fajon eshte ftuar nga organizata Levizja Europiane Shqiptare dhe do te flase perpara nje auditori me studente dhe shoqerine civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›