E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportin per lirine e shtypit Shqiperia ngjitet 8 vende

Shqiperia ngjitet me tete pike ne klasifikimin e vendeve qe respektojne lirine e shtypit krahasuar me raportin e vitit te kaluar te organizates Reporteret pa kufij. Ne dokumentin e hartuar per vitin 2010 Shqiperia renditet ne vendin e tetedhjete duke lene pas ne fakt disa nga vendet e rajonit si Serbine e Malin e Zi. Maqedonia renditet ne vendin e 68 ndersa Kosova ne vendin e 92.

E reja e ketij raporti duket renia e mitit te Europes Perendimore si vende me liri te plote te shtypit ndersa Europa e Veriut mban vendet e para te renditjes.

Sekretari i Pergjithshem i organizates Jean-Francois Julliard thote se eshte shqetesuese sesi vende te Bashkimit Europian humbasin pike ne renditje vit pas viti duke rrezikuar pozicionin e BE si lider ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
Gadishulli i Ballkanit edhe pse me permiresime te dukshme vazhdon te mbetet shqetesim. Mali i ZI ka rene me 27 pike sikunder Maqedonia me 34 Serbia me 23 dhe Kosova me 17.

Kontrolli i medias publike dhe asaj private nga buxhetet e institucioneve per reklama si dhe perfshirja ne rrethet politike dhe gjyqesore e ben te veshtire punen e gazetareve ne keto vende.

Juli Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›