E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka në Tiranë! Kuvendi mban seancën e posaçme

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, vjen këtë të martë në Shqipëri, ku do të takohet me Kryeplarlamentaren Lindita Nikolla, një vizitë në Punishten e Demokracisë, për të vijuar më tej, me fjalën në seancën e posaçme të Kuvendit.

Gazetarja Megi Mhilli, ka bërë me dije për RTSH 24, axhendën e plotë të Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, në vizitën e tij në Tiranë.

“Vizita zyrtare e Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka nis me një takim kokë më kohë, me homologen e tij, Lindita Nikollën dhe delegacionet përkatëse.

Takimi do zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit. Më pas z. Sobotka do të vizitojë punishten e demokracisë, është një organizëm i krijuar me një investim austriak pranë ambienteve të Kuvendit. Së bashku me Nikollën do zhvillojnë një bashkëbisedim me nxënësit e shkollave të Kryeqytetit. Më pas vizita e tij do vijojë në Parlament, në një seancë të posaçme.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë lavdërimet lidhur me marrëdhëniet dy-palëshe mes Shqipërisë dhe Austrisë

I vetmi kryeparlament që ka vizituar Tiranën  tre herë në më pak se 5 vite.

Do flitet dhe për zgjerimin e bashkëpunimit, falënderime për ndihmën që Austria i ka dhënë Shqipërisë integrimin e Ballkanit në BE dhe pjesë e diskutimeve edh çështje e Kosovës, tensionet me Serbinë dhe pr.rezolutën që Shqipëria ka dorëzuar në KiE për rishikimin e Dick Martyt”, tha Mhilli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›