E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, Dhimitër Kapaj i PS zgjidhet kryetar

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës. Kryetar i Këshillit është zgjedhur Dhimitër Kapaj i Partisë Socialiste. Kapaj arriti të siguronte 13 vota, nga 21 që janë në total, ndërsa Afrovita Dhimojani mori vetëm 8 vota.

Mbledhja e Këshillit u shoqërua me debate, kjo pasi një nga këshilltarët nisi të lexonte letrën e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Ky i fundit, ndodhet në burg që prej 12 majit, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›