Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli të hënën viziton Tiranën
TIRANË-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli vjen të hënën në Tiranë (21 mars) për një vizitë zyrtar dyditore, i ftuar nga Presidenti Bamir Topi në vizitën e parë jashtë Kosovës, pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit.
Sipas axhendës zyrtare publikuar nga Presidenca, Kreu i shtetit të Kosovës do të pritet paraditen e së hënës në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim têt a têt dhe më pas do të dalin në konferencë për shtyp.
Presidenti Pacolli do të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij ai do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar.
Presidenti i Kosovës do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili do t'i dhurojë Çelësin e Qytetit.
Në ditën e dytë të vizitës së tij (22 mars) në Shqipëri, President Pacolli do të takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin "Nënë Shqipëri", Presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t'i dorëzohet çmimi "Honoris Causa".
Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t'u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër.
Gjithashtu, President Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në "Varrin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës.
(d.b/BalkanWeb)