Presidenti i Kosovës, vizitë zyrtare në Tiranë
TIRANE- Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli nis sot viziten e tij te pare zyrtare jashte shtetit, duke u ndalur pikerisht ne Tirane. Sipas axhendë zyrtare kreu i shtetit të Kosovës do të pritet paradite në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij shqiptar, Bamir Topi, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim koke me koke e pas saj pritet edhe nje konference per shtyp.
Me pas jane planifikuar takime te vecanta me kryeministrin Sali Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pacolli do te mbaje nje fjale pershendetese edhe ne Kuvendin e Shqiperise, seance qe eshte lajmeruar nga Topalli ne seancen e shkuar. Ne axhenden e takimeve, nje takim i vecante eshte planifikuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti Pacolli do të takohet me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin Nënë Shqipëri, presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do ti dorëzohet çmimi Honoris Causa.
Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për tu pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, presidenti Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në Varrin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës.