KSHSH Te ndryshohet KQZ anetaret te zgjidhen me short

TIRAN - Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron ndryshimin e perberjes se KQZ-se dhe komisioneve te niveleve te dyta me njerez qe japin garanci per zbatimin e ligjit dhe nuk marrin vendimeve vetem nen logon e partise. Duke marre shkas nga rekomandimet e OSBE-ODHIR per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 KSHH jep disa mendime lidhur me ndryshimet qe duhet te behen.
Ne nje raport te detajuar KSHH sjell ne vemendje se nga disa parti te vogla politike te pozites dhe opozites eshte ngritur ceshtja e perberjes te komisioneve zgjedhore duke filluar nga KQZ-ja jo me anetare te propozuar nga partite perkatese politike por me persona te tjere qe japin me teper garanci ne zbatim te ligjit dhe mosnenshtrim ndaj nderhyrjeve apo presioneve partiake.
Ky eshte nje sugjerim qe mendojme se vlen te diskutohet edhe pse zgjidhja e tij nuk eshte e lehte vec te tjerave edhe per kohen relativisht te shkurter deri ne 8 Maj te ketij viti. Ka mendime se meqe dobesite me te medha jane vertetuar ne komisionet me te uleta ndryshime duhet te behen vetem ne perberjen e tyre- thuhet ne dokument.
Qendrimin e tyre ato e mbeshtesin duke iu referuar OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 ku behet e qarte se edhe nga vete KQZ-ja jane mbajtur qendrime te politizuara dhe pasive. Per kete organizate qendrimet e politizuara dhe pasiviteti ne disa raste i KQZ-se ka krijuar shqetesime me pasoja te demshme.
Nje tjeter problem i shtruar nga KSHH eshte dhe ceshtja e numerimit te votave. Sipas kesaj organizate mbi kete ceshtje mund te diskutohej rritja e numrit te zgjedhesve ne listat zgjedhore per cdo qender votimi perberja e KQV-ve me 3-5 anetare qe te plotesojne disa kritere aftesi arsim paanshmeri ndershmeri integritet etj. Per sa i perket KZAZ-ve mund te perbeheshin nga 7 - 9 persona qe te ngarkoheshin edhe me numerimin e votave te mos kishte grupe numerimi te vecanta.
Kriteret per caktimin apo zgjedhjen e tyre te ishin me kerkuese dhe nga grupe apo rrethe me te kualifikuara. Lidhur me KQZ-ne mendojme se mund te ishte si kriter jo vetem aftesia profesionale sidomos ne fushen e legjislacionit dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut por edhe treguesit e tjere ndershmeria integriteti etj.- thuhet ne rekomandimet e propozuara nga KSHH. Sipas tyre keta anetare mund te zgjidheshin ose te caktoheshin me short gjithmone ne baze te disa kritereve ligjore nga rrethe juristesh gjyqtaresh avokatesh noteresh etj nga institucionet arsimore akademike nga shoqeria civile etj.
Nje tjeter sugjerim i ardhur prej tyre ka te beje dhe me nenin 138 te Kodit Zgjedhor ku thuhet se kur dy anetare te KQZ-se kerkojne rinumerimin dhe ose rivleresimin e votave te caktuara. Ky nen ka sjelle dhe perplasjen midis partive politike. Do te sugjeronim qe dispozita e mesiperme te rishikohej dhe te formulohej ne menyre te atille qe te mos lihej asnje shteg cmimi apo interpretimit nga KQZ-ja madje do te sugjeronim te shtoheshin fjalet kjo kerkese nuk i nenshtrohet procesit te votimit - propozon Komiteti Shqiptar i Helsinkit.