E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria, superfuqi energjitike

TIRANË- Duke ritheksuar faktin se Shqipëria ka burime të panumërta energjie dhe te gjitha shanset te behet superfuqi e vogel energjitike ne Europe, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar se për qeverinë që drejton mbetet prioritet energjia e rinovueshme. Sipas Berishës, qeveria do të punojë intensivisht në këtë drejtim, madje do të adaptojë edhe sistemin ligjor më të mirë për blerjen e energjisë së rinovueshme.

Deklarata është bërë gjatë fjalës së mbajtur nga kryeministri në konferencen për energjinë e rinovueshme, gjatë së cilës Berisha ka garantuar se biznesi do të ketë mbështetjen e nevojshme për të bërë investimet në këtë sektor.

Vendi ynë i ka të gjitha potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative- ka thënë Berisha, duke kërkuar nga bankat të mbështesin investimet në këto projekte.

“Ky vend derdh në det 6 herë më shumë ujëra se sa ka sipërfaqen e saj. Është vendi më malor në rajon, por i bekuar se malet e tij janë të pasura me ujë. Shqipëria mund të ecë e sigurtë si një Green Albania, burimet e saj janë të panumurta- tha Berisha, duke kujtuar se vendi ka potencial te madh ne fushen e eres, ka shume diell dhe per pasoje edhe potencial të madh të energjisë diellore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›